Italia ka prezantuar fanelat që do mbajë veshur gjatë finaleve të Euro 2020.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Mançini do veshë sërish një fanelë të modeluar nga Puma ndërsa fusha me ngjyrë blu do ketë nëpër të punime artistike të frymëzuara nga periudha e Rilindjes.
Jaka e fanelës dhe hollësitë e tjera të saj do jenë të zeza.