Vendosni fjalën kyçe....

“Mazhoranca po kërkon me çdo mjet të kapë Gjykatën Kushtetuese” – Meta me zyrtaren e Parlamentit Europian


Presidenti Meta ka pritur sot raporteren e Parlamentit Europian, Izabel Santos.

Kreu i shtetit e ka falenderuar për ndihmën që institucionet europiane dhanë pas tërmetit të 26 nëntorit ndërsa ka theksuar se mazhoranca në vend kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese.

‘Lakmia e mazhorancës për të kapur me çdo mjet antikushtetues Gjykatën Kushtetuese cënon integritetin e këtij institucioni kyç për llogaridhënien qeverisëse dhe kompromenton rëndë vullnetin e kësaj mazhorance për të çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian. Miratimi i ligjit antikushtetues ditën e mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias dëshmon mungesën e thellë të respektit ndaj këtij institucioni ndërkombëtar, dhe fakton se qëllimi i vetëm i kësaj mazhorance është rikthimi i diktaturës përmes ‘mjeteve ligjore’.’ – shkruan Meta në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *