Vendosni fjalën kyçe....

Policia gjermane do shtojë mbrojtjen e xhamive pas masakrës në Hanau


Mbikëqyrja e xhamive në Gjermani do rritet pas masakrës së një dite më parë në dy bare në qytetin e Hanaut.

Deklarata ka ardhur nga ministri i Brendshëm, Seehofer, teksa emërtoi terrorizmin e krahut të djathtë si një kërcënim të madh për sigurinë.

‘Kërcënimi i sigurisë nga ekstremizmi i krahut të djathtë, antisemitizmi dhe racizmi është shumë i lartë,’ u tha Seehofer gazetarëve në Berlin, duke shtuar se terrorizmi i krahut të djathtë ishte çështja ‘më e madhe’ e sigurisë me të cilën përballe vendi.

Komentet e ministrit vijnë pasi një burrë 43 vjeç me bindje të ekstremit të djathtë, vrau 9 persona në dy bare në Hanau, para së te vriste të ëmën dhe veten e tij.

Duke e denoncuar ngjarjen si ‘sulm terrorist për shkak të racës’, Seehofer premtoi të rrisë mbikëqyrjen e objekteve të kultit, veçanërisht xhamive. Ai gjithashtu u zotua të rrisë praninë e policisë në stacionet e trenave, aeroportet dhe vendkalimet kufitare.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet