Vendosni fjalën kyçe....

Koreja e Jugut jep alarmin, dyfishohet brenda natës numri i të prekurve nga koronavirusi


Autoritetet e Koresë së Jugut kanë deklaruar se numri i rasteve të reja të koronavirusit në vend është dyfishuar në një ditë.

Zyrtarët thanë të shtunën se 229 raste të reja ishin konfirmuar që nga e premtja, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 433. Në një fjalim televiziv, kryeministri Chung Sye-kyun e përshkroi situatën si ‘të rëndë’.

Shumë prej rasteve të reja janë të lidhura me një spital dhe një grup fetar afër qytetit jug-lindor të Daegut, thanë autoritetet. Dy pacientë në Korenë e Jugut kanë vdekur deri më tani dhe ekziston frika se numri do rritet.

Koreja e Jugut tani ka raportuar numrin më të madh të të infektuarve pas Kinës që ka 76.228 raste përfshirë 2,345 vdekje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *