Templates by BIGtheme NET

“Napoletanët, koronavirus” – thirrje të turpshme në stadium ndërkohë që Italia po përballet me virusin vdekjeprurës (VIDEO)

Ndërsa Italia ka prekur nga afër makthin e koronavirusit, një incident i turpshëm është shënuar në stadiumin Rigamonti në Brescia.

Siç shkruan sportmediaset.it, disa tifozë kanë kënduar në kor “Napoletanët, koronavirus”, duke i lidhur napoletanët pikërisht me virusin e tmerrshëm që ka sjellë dhe dy viktimat e para edhe në Itali.

Gjithçka ka ndodhur pas rreth 30 minutash lojë në ndeshjen Brescia-Napoli, kur tifozën fillimisht përmendën Vezuvin, siç fatkeqësisht ndodh shpesh në stadiume të ndryshme italiane, e pastaj kanë kënduar për katër minuta radhazi “Napoletanët, koronavirus”.

Kjo ka lënë një shije të keqe pasi incidenti është shënuar pikërisht në ditën kur në Itali u regjistruan viktimat e para të këtij virusi. Ky gjest ka sjellë zemërim e habi në rrjetet sociale, e jo vetëm mes tifozëve napoletanë.

sportmediaset.it shkruan se ky është shembulli i radhës i budallallëkut që tregohet në stadiume, që tashmë rrezikon të marrë një ndëshkim ekzemplar.

Ndërkohë që numri i njerëzve të infektuar nga koronavirusi në shtetin fqinj është rritur në 21, janë pezulluar një sërë ndeshjesh sportive.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*