Templates by BIGtheme NET

Ndahet në mënyrë të papritur nga jeta kryebashkiaku i Rrogozhinës, Haxhi Memolla

Ndahet nga jeta në moshën 52-vjeçare kryetari aktual i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë një infarkt, ajo që i ka marrë jetën kryebashkiakut socialist.

Memolla sot ndodhej në qytetin e Peshkopisë ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen Korabi-Egnatia.

Haxhi Memolla u zgjodh në postin e kryebashkiakut pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ku pjesëmarrëse ishte vetëm PS pasi opozita i bojkoti.

Ai pasoi në detyrë ish-kryetarin Beqir Nuredini. Memolla ka mbaruar arsimin e lartë për Inxhinieri Agrare.

Sipas drejtuesve të klubit të futbollit të Peshkopisë, Korabi, Memolla ka ndërruar jetë teksa po konsumonte kafe në një nga lokalet e qytetit.

‘I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe qytetarëve të bashkisë Rrogozhinë, për humbjen e kryetarit të Bashkisë Z. Haxhi Memolla i cili u nda nga jeta pas një infarkti ndërkohë që po knsumonte një kafe në një nga lokalet e qytetit të Peshkopisë!’, thuhet në reagimin e KF Korabi.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*