Templates by BIGtheme NET

Partizanin “e zë sërish gjumi”, largohet edhe më shumë nga kreu

Partizani ka ngecur në Tiranë në përballjen ndaj Bylisit duke u larguar edhe më shumë nga gara për titullin kampion.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Sormani arriti të shënojë dy gola të shpejtë në pjesën e parë me anë të Cordeiro e Çinarit por  miqtë arritën të ngushtojnë rezultatin ende pa u mbyllur pjesa e parë.

Kur gjithçka duket se po shkonte drejt fitores së Partizanit, një gol në minutën e 86-të nga ballshotët ka barazuar gjithçka.

Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, Skënderbeu ka mundur Teutën në Korçë me rezultatin 3-2 duke marrë një rezultat që teorikisht e rikthen në garë për vendin e tretë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*