Vendosni fjalën kyçe....

Pas Metës, edhe Kryemadhi e ashpër me ministren Gjonaj: Akoma s’ka kthyer përgjigje pse falsifikoi protokollin


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka sulmuar ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, gjatë një takimi me strukturat në Shkodër.

Një ditë pasi presidenti Ilir Meta i bëri thirrje ministres që të jepte dorëheqje pasi kishte shkelur procedurat për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, e ashpër u tregua edhe Kryemadhi e cila zbuloi se kishin dhe marrëdhënie të afërta familjare.

“Akoma nuk kemi një përgjigje nga ministrja jonë bukuroshe, e cila ka dhe lidhje familjare me presidentin e republikës. Akoma nuk ka kthyer përgjigje pse ka falsifikuar protokollin e ministrisë të Drejtësisë.

Për mua moralisht Arta Vorpsi është një ngelëse që ne çdo gjimnazisti nuk ja japim diplomën e maturës sepse ka ngelur në provim. Si do jetë kjo anëtare e gjykatës kushtetuese kur ka ngelur të jetë gjyqtare e thjeshtë.

Por ama, një ministreshë, që ndërton jetën e saj dhe të ardhmen e saj mbi fatin e jetës së fëmijëve të shqiptarëve, siç ka vjedhur protokollin ashtu ka vjedhur edhe pronat e shqiptarëve.

Siç merr guximin, një halabake rrugësh për të falsifikuar porotkollin e shtetit kjo dhe bandat e saj, mos u çudisni që ju kanë vjedhur pronat dhe paratë.

Ky person mos u çudisni se nuk e ka problem, që siç falsifikoi procesverbalin për Neser Saitin për të mbyllur e gojën Saimir Tahirit sepse kishte një bos mbi kokën e tij, që të mos tregonte lidhjen e Habilajve me shokë që urdhrin e merrnin nga Rama përmes Tahirit, kjo po kështu falsifikon provat e vrasësve dhe krimineleve, ku heq shenjat e gishtërinjve të kriminelëve dhe vendos shenjat e gishtërinjve të qytetarëve të thjeshtë.

Kjo halabake e shtetit shqiptar, më falni për gjuhën po kur arrin guximin të falsifikosh të drejtën kushtetuese të Presidentit, mendoni që një njeri pa përgjegjësi më të vogël ndaj PS dhe jo më ndaj qytetarëve se çfarë mund të bëjë ajo me të drejtat tona dhe me jetën e shqiptarëve.”– tha Kryemadhi.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *