Templates by BIGtheme NET

2 viktima e 51 të infektuar nga koronavirusi në Itali

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Itali është rritur brenda 24 orësh nga 16, në 51 persona. Nga këta, 39 jetojnë në Lombardi, ndërsa 12 janë rastet e konstatuara në Veneto.

Të gjithë pacientët e diagnostifikuar në Veneto janë në komunën e Vo ‘Euganeo, dy prej tyre janë familjarë të burrit që vdiq të premten në mbrëmje.

Viktima e parë nga koronavirusi në Itali është Adriano Trevisan, babai ish-kryetares së komunës së Vo ‘Euganeo, i cili prej 10 ditësh qëndroi nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa viktima e dytë është një grua 77 vjeçare nga Casalpusterlengo. Mësohet se në spital ndodhet i shtruar në gjendje të rëndë dhe një tjetër banor i të njëjtës zonë, që i përket bashkisë së Cinto Euganeo.

Ndërkohë mediat në Itali shkruajnë se Mbrojtja civile e vendit ka bërë një apel të tillë: “Në spital vetëm nëse është e nevojshme”.

Deri më tani, koronavirusi u ka marrë jetën 2360 personave në të gjithë botën, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në mbi 78 mijë njerëz.

Adriano Trevisan

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*