Templates by BIGtheme NET

Vëllai i kuksianit që u vetëvar në qeli: E lanë në burg dhe pse kishte 18 vjet me kartelë

Të tjera detaje bëhen të ditura lidhur me rrestimin e Bilbil Hasanit dhe vetëflijimin e tij në orët e para të mëngjesit të djeshëm në paraburgimin e “313-ës”.

Sipas familjarëve, Hasani kishte prej 18 vitesh kartelë mjekësore për shkak se kishte probleme të karakterit mendor.

Pavarësisht problemit të tij shëndetësor, prokuroria e Tiranës kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me akuzën e vjedhjes për Hasanin, i cili u akuzua nga një qytetar se i kishte vjedhur portofolin në autobus.

sipas gazetës Shqiptarja.com, 43-vjeçari është kapur në flagrancë nga Policia e Patrullës së Përgjithshme, pasi shtetasi Arjan Deda e ka kallëzuar se i kishte vjedhur portofolin teksa ishin në autobusin e linjës së Stacionit të Trenit.

Qytetari po shkonte tek Tregu Industrial së bashku me bashkëshorten dhe teksa urbani ka qëndruar tek stacioni përballë restorant “Durrësi”, Hasani i ka futur dorën në xhep dhe i ka vjedhur portofolin, brenda të cilit kishte 15.200 lekë të vjetra dhe dokumente të tjera. Ai iu vu atij në ndjekje dhe thirri policinë. Hasani në vrap e sipër e ka hedhur portofolin dhe disa metra më tej është kapur nga Deda, i cili është ndihmuar edhe nga një person tjetër, të cilët e kanë mbajtur derisa ka ardhur policia. Portofolin e ka marrë më pas bashkëshortja e Dedës.

Por sot vëllai i viktimës shprehet se ai kishte probleme të karakterit mendor. Ai akuzon se organet e burgut nuk i kanë njoftuar familjarët për vetëvrasjen e Hasanit dhe lajmi është marrë vesh vetëm kur gruaja ka shkuar ta takonte në paraburgim.

 “Shkoi kunata për të takuar burrin dhe kur paraqiti kartën për t’u regjistruar kartën ID për takim i thanë se ai nuk jeton më se bëri vetëvrasje. Më pas më erdhi një telefonatë nga një numër i panjohur, më doli kunata duke qarë dhe më tha hajde te policia e burgut. Më pas më doli një femër në telefon dhe më tha hajde. Atë e ka shtyrë sëmundja e tij drejt vetëvrasjes sepse ka qenë prej 18 vitesh me kartelë mjekësore përsa i përket shëndetit mendor. Ai nuk duhet të rrinte në burg sepse ka qenë me kartelë.

Dokumentet i paraqitëm, pasi takova avokaten, por gjykata e la në burg. Ai është baba i katër fëmijëve, moshë e re, 42-vjeç, kjo është shumë e rëndë. Unë do të kërkoj që nga momenti i arrestimit deri kur i dha fund jetës të hetohet, vëllai nuk më kthehet më por unë do të kërkoj drejtësi deri në fund. Bilbili është trajtuar me pension për shkak të sëmundjes pasi është me kartelë për 18 vite. Jetonte në kushte të vështira, ka bërë një copë shtëpi me borxh. Na e ka tharë zemrën“- tha vëllai i viktimës.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*