Templates by BIGtheme NET

Italianët në Piemonte nuk i frikësohen koronavirusit, 15 mijë persona mblidhen për betejën e portokalleve

Mijëra njerëz u mblodhën në Ivrea, Piemonte të Italisë, për “betejën e portokalleve”, aktivitet ky në kuadër të karnevaleve të qytetit.

Për shkak të përhapjes së koronavirusit, deri në momentet e fundit nuk dihej nëse do të anulohej ngjarja. Kryetari i qytetit tha se rreth 15 mijë njerëz morën pjesë në këtë aktivitet, gjë që rriti shqetësimet për shëndetin publik.

Por pavarësisht shqetësimeve, aktiviteti që filloi të shtunën do të vazhdojë deri të martën.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*