Templates by BIGtheme NET

Kryemadhi: Papunësia, taksat e rritura dhe çmimet e larta po dëmtojnë familjet shqiptare

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me qytetarët në Tiranë deklaron se papunësia, çmimet e larta, taksat e rritura po dëmtojnë familjen.

Kryemadhi shkruan se njerëzit e thjeshtë janë burim force dhe se zgjidhja nuk mund të vijë me emigrim.

Papunësia, çmimet e larta, taksat e rritura të bashkive apo ato mbi pronën po dëmtojnë familjen shqiptare. Ashtu si sot me këta banorë të Tiranës, të cilët ndër të tjera vuanin mungesën e çerdheve dhe kopshteve në zonën e tyre, apo shtrenjtimin e faturës së ujit dhe të transportit publik, ne jemi pranë tyre, shtëpi më shtëpi e në çdo zemër.
Njerëzit e thjeshtë janë burimi i forcës dhe misioni i punës tonë, që do vijojmë pa rreshtur deri në krijimin e mundësive më të mëdha për rininë, për biznesin, për punëtorin dhe familjarin e thjeshtë, që zgjidhja të mos jetë më mes emigrimit dhe nënshtrimit por ta kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e gjithë shqiptarëve
”-shkruan Kryemadhi.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*