Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka folur për masat e marra nga Shqipëria për menaxhimin e krizës nga koronavirusi Covid-19.
Sipas Manastirliut, janë në kontroll të gjithë kufijtë e vendit në 24/7.
Ndërsa e pyetur në studion e “Open” për vendin e karantinës, ministrja nuk ka treguar vendin e saktë ndërsa tha se është caktuar por që nuk bëri me dije nëse është strukturë spitalore apo jo.
“Ne jemi transparent. Nuk ka vend për të krijuar panik tek qytetarët. E kemi vendosur për vendin e karantinës. Ai mund të jetë strukturë spitalore ose jo. Çdo gjë do vijë me kohën”- u përgjigj ministrja.