Templates by BIGtheme NET

“Ku do jetë karantina?”, përgjigja që jep Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka folur për masat e marra nga Shqipëria për menaxhimin e krizës nga koronavirusi Covid-19.

Sipas Manastirliut, janë në kontroll të gjithë kufijtë e vendit në 24/7.

Ndërsa e pyetur në studion e “Open” për vendin e karantinës, ministrja nuk ka treguar vendin e saktë ndërsa tha se është caktuar por që nuk bëri me dije nëse është strukturë spitalore apo jo.

Ne jemi transparent. Nuk ka vend për të krijuar panik tek qytetarët. E kemi vendosur për vendin  e karantinës. Ai mund të jetë strukturë spitalore ose jo. Çdo gjë do vijë me kohën”- u përgjigj ministrja.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*