Vendosni fjalën kyçe....

“S’ka vend për panik, nëse prekemi nga korovirusi do e kalojmë” – Rama poston videon


Kryeministri Rama ka postuar një video me disa rregulla për t’u mbrojtur ndërsa u bën tirrje qytetarve që të mos u besojnë ato që i cilëson si telebroçkulla e dixhidokrra.

Ai thotë se deri tani nuk ka asnjë rast me koronavirus brenda territorit të vendit e s’ka vend për panik.

‘Nuk ka vend për panik! Ju lutem ndiqini këto këshilla të thjeshta të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe shmangni sa më shumë telebroçkullat dhe dixhidokrrat që ushqejnë ankthin e panikun. Deri në këtë moment që komunikojmë nuk kemi asnjë rast të koronavirusit, por nëse në ditët a javët në vijim do të duhet ta përballim, jini të sigurtë se do ta kalojmë edhe këtë flamë. Sëbashku.’ – shkruan Rama në mesazhin që shoqëron videomesazhin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *