Presidenca ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me tubimin e nesërm të thirrur nga Kreu i Shtetit.
Rama e quajti thirrjen për Besëlidhje si Besëlike, ndërsa zëdhënsi i Metës në reagimin e tij thotë se kryeministrin e shqetëson kjo fjalë duke e quajtur atë një të pabesë ndaj atdheut dhe interesave kombëtaare.
“Gruan e Bilalit e shqetëson me të drejtë fjala Besëlidhje!
Gruaja e Bilalit e ka ndërtuar gjithë karrierën e vet vetëm mbi Pabesi! Pabesi ndaj babait dhe familjes! Pabesi ndaj shokëve dhe shoqeve! Pabesi ndaj demokracisë dhe Kushtetutës!
Duke kaluar dhe vijën e kuqe, atë të Pabesisë ndaj Atdheut dhe interesave kombëtare. Ndaj e mirëkuptojmë për stresin që i jep fjala Besëlidhje.
Jepini zanaksin të qetësohet!”-shkruan Blushi.