Vendosni fjalën kyçe....

Rama sulmoi Metën, reagon presidenca: E mirëkuptojmë për stresin që i jep fjala Besëlidhje, një të pabesi


Presidenca ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me tubimin e nesërm të thirrur nga Kreu i Shtetit.

Rama e quajti thirrjen për Besëlidhje si Besëlike, ndërsa zëdhënsi i Metës në reagimin e tij thotë se kryeministrin e shqetëson kjo fjalë duke e quajtur atë një të pabesë ndaj atdheut dhe interesave kombëtaare.

Gruan e Bilalit e shqetëson me të drejtë fjala Besëlidhje!
Gruaja e Bilalit e ka ndërtuar gjithë karrierën e vet vetëm mbi Pabesi! Pabesi ndaj babait dhe familjes! Pabesi ndaj shokëve dhe shoqeve! Pabesi ndaj demokracisë dhe Kushtetutës!
Duke kaluar dhe vijën e kuqe, atë të Pabesisë ndaj Atdheut dhe interesave kombëtare. Ndaj e mirëkuptojmë për stresin që i jep fjala Besëlidhje.
Jepini zanaksin të qetësohet!
”-shkruan Blushi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *