Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Presidenti nuk e shpërndan dot Parlamentin ndërsa Iliri mund t’i shpallë edhe luftë Amerikës


Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratat pompoze të Kreut të Shtetit Ilir Meta gjatë manifestimit të sotëm ku përmendi edhe një shpërndarje të mundshme të Parlamentit pas datës 15 mars.

Sipas Ramës, Presidenti nuk e shpërndan dot Parlamentit “ndërsa Iliri”- tha më tej Rama,-“mund t’i shpallë edhe luftë Amerikës”.

Nuk ka asgjë të re këtu, Thash për çfarë do më pyesnit. Presidenti del dhe shpërthen para jush. Sot në Bruksel del një raport që minimalisht duhet të gëzonte një president që ta konsideronte që të rishpërthejë para të gjithëve. Për mua është e pritur nga presidenti.

Presidenti nuk mund të firmosë dekret për shpërndarje parlamenti, ndërsa Iliri qe ka celur një fushatë brenda opozitës mund t’i shpallë edhe luftë Amerikës”- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *