Vendosni fjalën kyçe....

Rama sulmon Metën nga media në Kosovë: Rasti i parë në historinë e demokracisë që Presidenti bën miting


Kryeministri Edi Rama nga televizioni i Kosovës T7 shigjetoi sërish Kreun e Shtetit për manifestimin që organizoi ditën e sotme në mbrojtje të Kushtetutës.

Në një intervistë me gazetarin Berat Buzhala, Rama tha se mund të jetë rasti i parë në historinë e demokracisë që një President organizon miting.

Unë besoj që duhet të jetë rasti i parë dhe i vetëm në historinë e demokracisë në botë që Presidenti i Republikës, aq më tepër në një republikë parlamentare aq më tepër që Presidenti është mbi palët, aq më tepër që Ilir Meta dorëzoi teserën e partisë e bën këtë miting edhe më madhështor nga unikaliteti i vet dhe marrëzisë së vet”-tha Rama për T7 në Kosovë.

I pyetur për kontrollin e pushteteve, Rama tha se qeveria nuk ka pushtet mbi atë që parashikon Kushtetuta, ndërsa përjashton pushtetin vendor.

 “Duhet të diskutojmë mbi faktet pas lidhur me përshtypjen. Unë nuk di që qeverisja jonë të ketë më shumë pushtet se sa i jep e drejta kushtetuese. Pushteti vendor është disporcional. Nuk është rezultat i marrjes së këtij pushteti me forcë. Kundërshtarëve tanë nuk u është cenuar e drejta për të hyrë në zgjedhje. Nëse ne do të thoshim OK nëse ju nuk hyni dhe as ne nuk hyjmë, do të krijonim një precedent ku çdo opozitë do të bllokonte zgjedhjet”-deklaroi ai.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet