Vendosni fjalën kyçe....

“Sot nis marshimi i pandalshëm kuqezi për rivendosjen e rendit kushtetues” – Meta ka një mesazh për mazhorancën


Presidenti Meta i ka bërë thirrje mazhorancës që të tërhiqet nga planet e saj për kapjen e Gjykatës Kushtetuese e drejtësisë në vend duke thënë se nëse ajo nuk tërhiqet, atëherë ai e do firmosë dekretin në mes të parlamentit të krimit.

Ai tha se me tubimin e sotëm niste marshimi kuqezi deri në vendosjen e plotë të sovranitetit të popullit mbi institucionet e vendit.

Meta u bëri thirrje qytetarëve që të mos i japin alibi atij që e cilëson si grupi puçist duke i ftuar të kthehen të qetë në familjet e tyre.

‘Nëse grupi mafioz s’e merr seriozisht këtë dekret, pas datës 15 mars kur të përfundojë reforma zgjedhore, nëse ata s’e marrin seriozisht , populi kuqezi që votoi sot për vdekjen e gushtit të shtetit.

Atë dekret do e firmos në mes të parlamentit të krimit. Do i bëj thirrje gjithë popullit kuqezi të më bashkohet. Kjo praverë kuqezi nuk ndalet më deri në vendosjen e sovranitetit të plotë kushtetues e llogaridhënies. Kam një lutje për të gjithë ju. E gjithë bota demokratike e partnerët me integritet që kanë respekt për popullin tonë. Do e mbrojmë Kushtetutën edhe me jetën tonë. Lutja e fundit për ju. Mos i jepni alibi puçistëve. Asnjë mimozë te institucionet. Dhurojuani policëve tanë kudo që t’i takoni. Nga sot nis marshimi i popullit kuqezi drejt vendosjes së sovranitetit.’ – tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *