Vendosni fjalën kyçe....

Papa Françesku testohet për koronavirus, del i pastër


Ditët e fundit ishin ngritur shqetësime mbi shëndetin e Papa Françeskut, për shkak se ai anuloi për herë të parë pjesëmarrjen gjatë Kreshmës së Madhe në papat duke thënë se ishte me ftohje, madje u pa dhe në publik duke u kollitur.

Ai u mbyll në shtëpinë e tij në Santa Marta, duke i kryer atje punët e tij dhe duke shmangur daljet e panevojshme.

Siç shkruajnë mediat italiane, Papa i është nënshtruar testit për koronavirusin dhe fatmirësisht ka dalë negativ.

Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha se nuk kishte ndonjë koment mbi raportin. Kujtojmë se Italia është vendi më i prekur në Europë nga koronavirusi dhe vendi i tretë në botë duke numëruar më shumë se 2,000 njerëz të infektuar dhe 52 të vdekur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *