Vendosni fjalën kyçe....

“Presidenti i vjen anash Kuvendit për ta shpërndarë” – Taulant Balla


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka deklaruar se nga nesër do të rishqyrtohet projektligji që i heq të drejtën presidentit të drejtën e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Balla tha se kjo nuk ishte një përplasje mes Presidencës dhe Kuvendit, por një garë se kush duhet të drejtojë opozitën.

“Duhet të kemi edhe ne një ligj për presidentin e Republikës, për rastet kur ai merr foltoren dhe e përdor atë për një garë të brendshme me opozitën. Mbasi të mbarojë ky proces zgjedhor i opozitës, të dimë se kush është kryetari i ri.”– tha Balla.

Ai tha se përsa i përket shpërndarjes së Parlamentit, presidenti Meta nuk mundet ta bëjë këtë.

“Diskutohet me pathos në lloj lloj banaku, dyshemeje, rruge, bulevardi se njëri që fryhet e do dali e do shpërndaje Kuvendin e këto historira. Republika e Shqipërisë është parlamentare, e kulluar parlamentare dhe presidenti Ilir Meta i zgjedhur në atë detyrë nga kuvendi, e di fare mirë këtë mungesë të së drejtës së presidentit për të pasur këtë lloj qasje në marrëdhenie me Kuvendin, Kuvendi e shkarkon presidentin dhe procesi certifikohet nga gjykata Kushtetuese, presidenti i vjen anash Kuvendit, në kuptimin e së drejtës kushtetuese për të shpërndarë Kuvendin”- tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së shtoi se ligji që i lejon gjyqtarëve të betohen te noteri është tërësisht i bazuar në opinionin e Komisionit të Venecias, që sipas tij brenda javës do publikojë draftin paraprak.

“Ne kemi mbështetur një projektligj i cili është i bazuar tërësisht edhe në opinionin e Komisionit të Venecias. Do doja ta lexonit me vëmendje se keni rrugë të gjatë për të bërë me kolegë tuaj që ndodhen në studio më të rëndësishme televizive.

Dua t’ju sqaroj që Komisioni i Venecias e ka të qartë opinionin e vet lidhur me mekanizmin zhbllokues. Në çdo rast, për çdo lloj paqartësie ka patur një konsultim tjetër me Venecian dhe nga Komunikimi që kemi patur, raporti paraprak do jetë brenda javës. Do ketë një komunikim përmes botës dixhitale dhe brenda Sulltan Novruzit do kemi raportin përfundimtar.”- tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *