Templates by BIGtheme NET

Arrestohet Ronaldinjo, legjenda e Brazilit kapet me pasaportë të falsifikuar

Legjenda e Brazilit, Ronaldinjo është arrestuar në Paraguai pasi dyshohet se ka përdorur dokumente false për të hyrë në vendin e Amerikës së Jugut.

Ministria e Brendshme e Paraguait ka konfirmuar se 39-vjeçari, i cili fitoi Kupën e Botës me Brazilin në 2002-in, u arrestua në “Resort Yacht & Golf Club Paraguayo”, së bashku me vëllain e tij Roberto natën e së mërkurës.

Sipas La Nacion, në hotel u gjetën pasaporta që mbanin emrat e Ronaldinjos dhe Robertos me kombësi paraguaneze.

Të dy vëllezërit mbetën në suitën e hotelit gjatë natës, me autoritetet paraguaneze. Ata ishin ftuar nga biznesmeni Nelson Belotti për të marrë pjesë në përurimin e kazinosë që do të çelej nga ky i fundit.

Ish-futbollisti pritej të zhvillonte disa ngjarje publicitare, me mediat të ftuara për të dëshmuar bashkëveprimin e tij me tifozët dhe personalitetet.

Mirëpo Ronaldinjo aktualisht është pa një pasaportë braziliane për shkak të një gjobe mjedisore që mori në vitin 2018.

Ish-ylli i Barcelonës dhe vëllai i tij u dënuan për ndërtimin e paligjshëm të një kurthi peshkimi në Liqenin Guaiba në vitin 2015, pa licencimin e duhur në një zonë të ruajtjur.

Prej disa vitesh ish-ylli i Barcelonës ka patur probleme me ligjin në atdhe për shkak të shkeljes së ligjeve për mjedisin duke kryer peshkim të paligjshëm si për evazion fiskal.

Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Brazilit vendosi të ndalojë Ronaldinjon që të largohej nga vendi si dhe i dha një gjobë prej 8.5 milionë dollarësh në nëntor të 2018-ës.

Pavarësisht se nuk ishte në gjendje të udhëtonte jashtë Brazilit, Ronaldinjo u shpall si një nga ambasadorët e rinj të vendit për turizmin në shtatorin e vitit të kaluar.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*