Ish-superylli i Brazilit dhe Barcelonës, Ronaldinho u arrestua sërish në Paraguai pasi u akuzua për përpjekjen për të hyrë në vend duke përdorur dokumente të rreme.
Ronaldinho dhe vëllai i tij Roberto Assis fillimisht ishin mbajtur dhe marrë në pyetje nga prokurorët, të cilët rekomanduan që dyshja të liroheshin pasi deklaruan se ishin mashtruar për pasaportat e rreme përpara mbërritjes së tyre në kryeqytetin e vendit, Asuncion.
Prokurori Roberto Delfino kishte rekomanduar që dyshja të liheshin të lirë të ktheheshin në Brazil pasi të paguanin gjobë.
Por një gjykatës nuk u pajtua me vlerësimin e Definos dhe hodhi poshtë rekomandimin e tij duke çuar në riarrestimin e dy vëllezërve.