Templates by BIGtheme NET

S’kanë të sosur telashet për Ronaldinjon, arrestohet për herë të dytë në Paraguai

Ish-superylli i Brazilit dhe Barcelonës, ​​Ronaldinho u arrestua sërish në Paraguai pasi u akuzua për përpjekjen për të hyrë në vend duke përdorur dokumente të rreme.

Ronaldinho dhe vëllai i tij Roberto Assis fillimisht ishin mbajtur dhe marrë në pyetje nga prokurorët, të cilët rekomanduan që dyshja të liroheshin pasi deklaruan se ishin mashtruar për pasaportat e rreme përpara mbërritjes së tyre në kryeqytetin e vendit, Asuncion.

Prokurori Roberto Delfino kishte rekomanduar që dyshja të liheshin të lirë të ktheheshin në Brazil pasi të paguanin gjobë.

Por një gjykatës nuk u pajtua me vlerësimin e Definos dhe hodhi poshtë rekomandimin e tij duke çuar në riarrestimin e dy vëllezërve.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*