Vendosni fjalën kyçe....

“Na mashtrove” stafi i ambulancës debat me një familjar te infektivi (Video)

Tre raste brenda një ore janë regjistruar të ambulancave që transportojnë pacientë në infektivin e QSUT-së.

News 24 raporton se brenda autoambulancave ndodheshin pacientë të dyshuar të infektuar me COVID-19.

 Në videon e publikuar nga BalkanWeb në një rast duket se si mjekët të veshur me veshje të posaçme dalin nga mjeti dhe më pas personi i dyshuar.

Ndërsa në rastin tjetër, pa u futur mirë brenda rrethimit personeli i veshur pa uniformën speciale ka hapur derën e automjetit duke thirrur me zë të lartë: “Na mashtrove”. Autoambulanca është ndalur në hyrje në pritje të personelit të urgjencës së spitalit infektiv me uniforma speciale.

Gazetari Erjon Skëndaj bën me dije se për News 24 se nga biseda me zë të lartë mes stafit të autoambulancës dhe një familjari të gruas që ndodhej brenda mjetit u mësua se gjatë thirrjes për ndihmë në nr 127 ishte mbajtur e fshehtë situata shëndetësore e pacientes dhe historiku i udhëtimit të saj, çka vë në rrezik sigurinë e shëndetit të tre punonjësve të autoambulancës që ishin pajisur me doreza të thjeshta dhe maska kirurgjikale nisur nga informacioni i marrë nga qendra e kordinimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *