Templates by BIGtheme NET

Covid 19 cardio – Instruktori i palestrës u vjen në ndihmë spanjollëve në karantinë (Video)

Banorët e izoluar në një kompleks apartamentesh në Spanjë u bashkuan nga nga ballkonët e tyre, ndërsa morën pjesë në një seancë fitnesi të kryer nga një instruktor që qëndronte në sheshin mes pallateve në çatinë e një godine.

Me Spanjën aktualisht në karantinë për shkak të pandemisë Covid-19, shumë qytetarë aktualisht po izolohen duke shpresuar se mund të ndihmojnë në uljen e përhapjes së pandemisë.

Personeli i palestrës Sano Sevilla Los Bermejale vendosi të ndihmonte banorët e izoluar duke u ofruar seanca fitnesi në distancë me anë të instruktorëve.

Instruktori, i quajtur Gonzalo, bërtiste me forcë udhëzime duke treguar ushtrimet ndërsa banorët e pallateve e ndiqnin.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*