Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirusi godet të 50 shtetet e SHBA-së, shkon në 108 numri i viktimave


Koronavirusi vdekjeprurës tani ka goditur të 50-të shtetet në SHBA, pasi ditën e djeshme Virxhinia Perëndimore raportoi rastin e parë.

Duke njoftuar pacientin e parë të prekur nga Covid-19, guvernatori Jim Justice tha: “Ne e dinim që po vinte”.

BBC shkruan se deri më tani ka pasur 108 të vdekur në SHBA nga koronavirusi dhe më shumë se 6.300 raste të konfirmuara në shkallë vendi.

Në nivel global, ka rreth 200,000 raste dhe gati 8,000 njerëz kanë vdekur.

Ndërsa administrata e Donald Trump kërkon një paketë stimulimi ekonomik prej 1 dollarësh, Sekretari i Thesarit të SHBA-ve Steven Mnuchin paralajmëroi senatorët se nëse Kongresi dështoi të vepronte, papunësia mund të godiste vendin në 20% – gati dyfishin e nivelit të papunësisë gjatë recesionit të madh pas krizës financiare të vitit 2008.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *