Ndryshe nga sa po vepron pjesa më e madhe e botës, që ka ndaluar të gjitha veprimtaritë sportive e artistike, presidenti i Bjellorusisë ka vendosur që të mos i ndalojë ato.
Kampionati bjellorus rifillon sot dhe ndeshjet do luhen me porta të hapura ku pritet të marrin pjesë edhe tifozët e ekipeve.
Presidenti i vendit ka këshilluar bashkëqytetarët e tij si të përballojnë koronavirusin.
‘Punoni shumë, pini vodka e bëni sauna për të vrarë virusin në trup’, ka thënë Lukashenko, shkruan Sportmediaset.