Templates by BIGtheme NET

“Punoni shumë, pini vodka e bëni sauna” – Presidenti bjellorus këshillon qytetarët për Covid-19

Ndryshe nga sa po vepron pjesa më e madhe e botës, që ka ndaluar të gjitha veprimtaritë sportive e artistike, presidenti i Bjellorusisë ka vendosur që të mos i ndalojë ato.

Kampionati bjellorus rifillon sot dhe ndeshjet do luhen me porta të hapura ku pritet të marrin pjesë edhe tifozët e ekipeve.

Presidenti i vendit ka këshilluar bashkëqytetarët e tij si të përballojnë koronavirusin.

‘Punoni shumë, pini vodka e bëni sauna për të vrarë virusin në trup’, ka thënë Lukashenko, shkruan Sportmediaset.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*