Tre persona janë arrestuar në Angli pasi kishin vjedhur letër higjienike dhe po përpiqeshin të largoheshin.
Ngjarja ndodhi në Essex ndërsa tre personat u ndaluan 30 minuta pas ngjarjes teksa ishin përplasur në përpjekje për t’u larguar, shkruan Daily Mail.
Një zëdhënës i forcës konfirmoi se tre personat, një 28-vjeçar nga Aveley, një 37-vjeçar nga Ockendon e një 41-vjeçar nga Purfleet mbeten në paraburgim, nën dyshimin për vjedhjen e letrave të tualetit