Templates by BIGtheme NET

Griezmann “kokë turku” për arritjen te Lautaro Martinez

Griezmann mund të largohet nga Barcelona, për t’i hapur rrugë afrimit të Martinezit

Barcelona ka vendosur që ta shesë sulmuesin e transferuar nga Atletico Madridi për 120 milionë euro vitin e kaluar.

Sipas Diario Sport, katalunasit e duan Lautaro Martinezin dhe për të siguruar shërbimet e argjentinasit, duhet të shesin lojtarë për të mbledhur fonde.

Barça ka vendosur ta shesë Griezmannin për 100 milionë euro, vetëm për të arritur te Martinez, për të cilin Interi s’dëshiron të negociojë dhe vetëm nëse paguhet klauzola 111 milionë euro, do ta lënë të lirë futbollistin.

Griezmann ka kontribuar me 14 gola dhe katër asiste në 37 ndeshje për Barcelonën.

Paris Saint-Germain është e gatshme të paguajë 100 milionë euro për Griezmanin, derisa lojtarin e duan edhe Manchester United, Chelsea dhe Arsenal. 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*