Juventus ka testuar për koronavirus të gjithë lojtarët e tij, por vetëm Paulo Dybala, Blaise Matuidi dhe Daniele Rugani kanë rezultuar pozitiv.
Mediat italiane shkruajnë se bardhëezinjtë, janë një nga klubet më të goditur në Serinë A me tre raste, pasi Dybala dhe e dashura e tij konfirmuan dje se të dy ishin infektuar.
Sipas Sky Sport Italia, çdo lojtar është testuar dhe këta të tre janë rezultatet e vetme pozitive. Këtu përfshihet edhe Cristiano Ronaldo, i cili ka qenë në izolim me familjen e tij në Madeira, si dhe lojtarët që u larguan këtë javë pas vetëm tetë ditësh në karantinë: Gonzalo Higuain, Miralem Pjanic, Sami Khedira dhe Douglas Costa. Kur këta futbollistë të kthehen përsëri në Itali, ata do të duhet të futen përsëri në izolim për dy javë.