Vendosni fjalën kyçe....

Harvey Weinstein rezulton pozitiv për koronavirusin


Ish-producenti i Hollivudit Harvey Weinstein i cili ndodhet në burg i dënuar për përdhunim, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin.

BBC shkruan se tanimë ai është vendosur në izolim.

Weinstein u shpall fajtor muajin e kaluar lidhur me akuzat për përdhunim dhe sulm seksual dhe u dënua me 23 vjet burg.

Avokatët e tij janë zotuar të apelojnë kundër dënimit të tij.

Weinstein po mbahet në në një burg New York, në të cilin janë konfirmuar dy raste pozitive.

Sipas Reuters disa anëtarë të stafit janë karantinuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *