Templates by BIGtheme NET

Jeni bllokuar në Spanjë? Ministria e Jashtme: S’do ketë sanksione për tejkalimin e afatit të qëndrimit

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka bërë një deklaratë, lidhur me të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilët kanë mbetur të bllokuar në Spanjë për shkak të bllokimit të kufijve që ka ardhur si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Në njoftimin e ministrisë, thuhet se janë pezulluar të gjithë procedimet administrative përgjatë gjendjes së emergjencës, për shkak të COVID-19. Kështu, të gjithë shtetasit e huaj, që nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës nuk do të preken gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme dhe po ashtu për këta qytetarë nuk do të ketë sanksione për tejkalim të afateve të qëndrimit.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*