Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në ABC News tha se shumë shpejt do shpallet edhe gjendja e fatkeqësisë natyrore.
Kreu i qeverisë u pyet edhe nëse do të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin. Lidhur me këtë Rama tha se do e bëjë kur të vijë momenti.
“Kjo është një pyetje që bëhet gjithmonë, kjo është një situatë që na ka gjetur në një gjendje fatkeqësie sidomos në vijën e kuqe ku e kishim të shpallura më parë ne nuk i kemi lënë gjë mangut asgjë. Do e bëjmë dhe atë por nuk është një ndryshim është thjesht akt formal”- tha kryeministri.
Shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore ishte një nga kërkesat e bëra edhe kreu i opozitës së bashkuar për mbarvajtjen e situatës natyrore.