Vendosni fjalën kyçe....

Fëmija dy vjeç, pacienti më i ri me koronavirus në Maqedoninë e Veriut


Pacienti më i ri me koronavirus në Maqedoninë e Veriut është një fëmijë i moshës dy vjeçe ndërsa pacienti më i vjetër është i moshës 91 vjeçe. Të paktën sipas të dhënave të publikuara në ëeb faqen e Institutit të Shëndetit Publik, në shtetin fqinj.

Në raportin e detajuar ditor, thuhet se “mosha e pacientëve varion nga 2 deri në 91 vjet (mesatarisht 42.2 vjet), dhe shumica e pacientëve janë midis moshës 30 dhe 39 vjeçe”.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus në vend, respektivisht prej 136 personave, 66 pacientë janë të gjinisë mashkullore kurse 70 janë të gjinisë femërore .

Në raport jepen edhe simptomat më të zakonshme të personave që preken nga Covid-19.

Kolla është simptoma më e zakonshme e të sëmurëve, gati 70 përqind të pacientëve e shfaqin këtë simptom. Pastaj vjen temperatura e lartë(65.3%), dobësi (31.6%), dhimbje të fyti (25.3%), ethe (24.2%) dhe dhimbje koke (24.2%), kurse 41 persona janë pa simptoma.

Duke iu referuar raportit, Alsat shkruan se 27 nga 136 pacientët, kanë sëmundje kronike, 17 prej të cilave kanë sëmundje kardiovaskulare, 5 sëmundje kronike në mushkëri, dhe nga tre pacientë kanë diabet, sëmundje kronike në veshka dhe hipotiroidizëm, kurse një pacient është me sëmundje neuromuskulare.

Deri më tani, sipas Institutit, janë infektuar 9 persona nga personeli mjekësorë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *