Vendosni fjalën kyçe....

Isa Mustafa reagon ndaj Vjosa Osmanit: Nuk jemi as me Thaçin e as me Kurtin, LDK-ja të votojë pro mocionit të votëbesimit


Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i ka kthyer përgjigje akuzave se po bashkëpunon me Presidentin Hashim Thaçi për të rrëzuar qeverinë.

Mustafa kështu i ka dalë kundër deklaratave të kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila votoi edhe kundër mocionit të votëbesimit në forumin e LDK-së.

Gjithashtu Mustafa, ka kërkuar që asnjë nga të vetit të mos votojnë kundër mocionit të votëbesimit në parlament.

Deklarata e plotë:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë, deputetë dhe kryetarë të degëve,

LDK ka proceduar me mocion votëbesimi ndaj Qeverisë Kurti.

LDK dhe Kryesia e saj nuk e ka zgjedhur kohën e Coronavirusit për të hapur këtë proces, por e zgjodhi Kryeministri Kurti me sjelljet dhe veprimet e tij arbitrare dhe me shkeljen e Marrëveshjes qeverisëse.

Njerëzit e LDK-së pritet ta duan dhe ta respektojnë LDK-në.

LDK nuk ka dy zgjidhje, Thaçin apo Kurtin, siç po shprehen disa. Por e kanë një zgjidhje. E kanë vetëm LDK-në dhe Kosovën.

LDK nuk mburret që është unike vetëm kur ndanë pozita, por edhe kur sfidohet, pra kur duhet të solidarizihet me veprimtarët e saj që padrejtësisht atakohen, shpallen tradhëtar dhe etiketohen nga ata që shpresuam se do të qeverisim bashk.

Prandaj unë ju apeloj që ju që e duani LDK-në të jeni me LDK-në dhe me vendimet e saj.

Nuk është e natyrshne që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të LDK-së. Kjo sjellje duhet të merr fund.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *