Vendosni fjalën kyçe....

Kishte qenë në një festival me Dua Lipën, aktori ka frikë se është prekur nga koronavirusi


Aktori i filmit “Walking Dead” Daniel Newman, ka shkuar në spital pas dyshimeve për koronavirus.

38-vjeçari zbuloi në mediat sociale se ai ka shumë simptoma, por edhe pse është testuar për sëmundjen dhe ka paguar për këtë, mjekët nuk ia kanë dhënë rezultatet.

Newman fillimisht kërkoi falje që nuk iu përgjigj fansave që e panë atë në dhomën e urgjencës. Më pas ai tregoi se kishte qenë në një festival në Sidnei, së bashku me këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa, dhe me disa të tjerë. Ai dyshon se e ka marrë virusin atje, në rast se është vërtet i infektuar.

“Unë mendoj se shumë fansa të ‘Walking Dead’ më panë në dhomën e urgjencës në lidhje me koronavirusin. Më falni nuk u përgjigja se më duhej kohë për ta kapërdirë. Pra, ja çfarë ndodhi.

Po, unë isha në Australi me Sam Smith, Dua Lipa dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota për Mardi Gras Pride.

Unë isha ekspozuar ndaj disa të sëmurëve dhe fillova të shfaqja simptoma dhe më pas më njoftuan që dikush nga grupi ynë doli pozitiv për covid-19.”– tregon aktori.

Më pas aktori tregon peripecitë që ka kaluar, për t’i kërkuar ndihmë mjekëve që nuk i bënin tamponin. Për këtë atij i është dashur të paguajë mbi 9 mijë dollarë.

“Kam kaluar tërë ditën duke thirrur çdo urgjencë dhe spital por askush nuk kishte teste! Më në fund gjeta një dhomë urgjente që më tregoi se simptomat e mia përputhen dhe hyra menjëherë.

Unë i bëra të gjitha testet dhe ata më thanë se ngaqë kam ‘ simptoma të buta ’ qeveria nuk do t’i lejojë ata të përpunojnë testet e mia! Ata nuk janë të përgatitur, edhe pse të gjitha simptomat e mia përputhen. Ata lejohen vetëm të përpunojnë testet për ata që kanë simptoma të rënda, të moshuar ose njerëz që kanë qenë kohët e fundit në Itali dhe Kinë. Më kushtoi 9,116 dollarë dhe ata as nuk më dhanë rezultatet. “- tregoi aktori.

Ai përfundimisht u la i lirë nga spitali dhe u këshillua të qëndronte në karantinë në shtëpi, në rast se kishte COVID-19.

Pasi ndau eksperiencën e tij, Daniel Newman u kërkoi ndjekësve të tij të qëndrojnë të sigurt brenda në shtëpi, të lajnë duart dhe të ruajnë distancën me të tjerët.

https://www.instagram.com/p/B998oX6lXWU/?utm_source=ig_web_copy_link


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *