Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirusi është përhapur në Spanjë më shpejt se në Itali


Spanja ka filluar këtë të hënë javën e dytë të izolimit në mënyrën më të keqe të mundshme:  me vdekjen e 462 personave në vetëm 24 orë.

Siç shkruan El Pais, kjo është rritja më e madhe ditore e regjistruar deri më sot dhe konsolidon një trend që asnjë ekspert nuk pret që të ndryshojë brenda disa ditësh.

“Ne jemi ende në një fazë të rritjes së ndikimit të virusit dhe kjo do të zgjasë ende për një kohë”– parashikon Pere Godoy, president i Shoqatës Spanjolle të Epidemiologjisë (SEE).

Numri i vdekjeve është rritur në 2,182 që nga fillimi i epidemisë, që do të thotë se Spanjës i janë dashur vetëm tre ditë për të dyfishuar 1.000 vdekjet e regjistruara të premten e kaluar.

Një ritëm që as Kina e as Italia nuk e kanë arritur. Për më tepër, Spanja është duke përjetuar një zgjerim territorial të epidemisë shumë më të theksuar se Italia.

Në të dy rastet, rreth 90% e vdekjeve të para kanë ndodhur në tre rajone. Nëse në Itali ata ishin në Lombardia, Emilia-Romagna dhe Veneto, në Spanjë shpërthimet e para ndodhën në Madrid, Country Baske-La Rioja (të dy komunitetet pësuan të njëjtën shpërthim) dhe Aragon.

Më shumë se 80% e 6,000 vdekjeve që tashmë ka regjistruar Italia vazhdojnë të ndodhin në të njëjtat tre rajone, një përqindje që në Spanjë ka rënë në 65%. Arsyeja është se, ndryshe nga Italia, ku pjesa tjetër e territoreve vazhdon me norma relativisht të ulëta, në Spanjë ka pasur një rritje të përshpejtuar të rasteve në një grup rajonesh autonome. Këto janë Katalonia, Castilla y León dhe Castilla-La Mancha, dhe, megjithëse në një masë më të vogël, kjo rritje ndodh edhe në Komunitetin Valencian.

Kjo ka ndryshuar shpërndarjen e viktimave në Itali dhe Spanjë.

 

“Një grup komunitetesh vërehet se, pa arritur ende pikun e epidemisë, kanë regjistruar një rritje të dukshme të vdekjeve në javën e fundit. Është një fenomen që nuk ka ndodhur në Itali”, nënvizon Daniel López Acuña, profesor i asociuar në Shkollën Andaluziane të Shëndetit Publik dhe ish-drejtor i Veprimit Sanitar në Krizë në Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH).

Ky ekspert beson se kjo mund të jetë për faktin se “në Itali lëvizshmëria u ul më tej rreth shpërthimeve të para të zbuluara, ndërsa në Spanjë mbeti shumë e lartë edhe në ditët para shpalljes së gjendjes së alarmit”.

Megjithëse ekspertët konsiderojnë se është ende shumë herët për të nxjerrë përfundime me prova shkencore, Pere Godoy vë gjithashtu në qendër të vëmendjes momentet para shpalljes së alarmit.

 “Unë mendoj se ishte gabim të lejohej shpërndarja e madhe gjeografike e njerëzve para hyrjes në fuqi të izolimit”-thotë ai.

Njëarsye tjetër e përmendur nga López Acuña janë rastet e importuara nga Italia, që “mesiguri kanë ndodhur në ditët para se të zbulohej se epidemia kishte mbërritur dhe në Spanjë”.

Shëndetësia sheh me shpresë rritjen e numrit të personave të shëruar, të cilët tashmë janë 3,355.

Në total, rastet e konfirmuara këtë të hënë u rritën me 4,717 për të tejkaluar numrin 33,000.

Marrë me shkurtime nga El Pais


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *