Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë “babai” i komikëve “Asterix e Obelix”


Bashkëkrijuesi i serisë së librave komikë ‘Aventurat e Asterix’, Albert Uderzo, ka ndërruar jetë në moshën 92 vjeç në shtëpinë e tij, njoftoi familja e tij. Ai ndërroi jetë nga një sulm në zemër në gjumë, pas disa javësh dobësie.

Vdekja nuk lidhej me epideminë e koronavirusit që ka goditur aktualisht Francën, tha dhëndri i Uderzo për AFP.

Asterix është një serial ikonik francez me një libër komik, i përqendruar në Galët antike që luftuan kundër Perandorisë Romake. Seria e parë u botua në 1959, krijuar nga Uderzo në bashkëpunim me shkrimtarin tjetër, Rene Goscinny.

Me rreth 380 milionë kopje të shitura në mbi 100 gjuhë dhe një varg filmash të animuar e artistikë të prodhuar ndër vite, Asterix është bërë një nga fenomenet kulturore franceze të njohura ndërkombëtarisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *