Dy dentistë nga Brescia, Mario Calonghi dhe Gabriele Lombardi. gjithashtu kanë humbur jetën, ndërsa numri i bluzave të bardha që kanë humbur jetën përballë Pandemisë së virusit vdekjeprurës COVID-19 ka shkuar në 33.
17 prej viktimave kanë qenë mjekë familje.
“Nga 33 mjekët që humbën jetën, 17 ishin mjekë të familjes”, shkruan Sky Tg4, teksa bëhet thirrje edhe për institucionet e kujdesit shëndetësor për të reflektuar dhe për të mbrojtur punonjësit e shëndetit.
“Askush nuk mund të ndjehet në paqe me ndërgjegjen e vet, nëse bluzat e bardha vazhdojnë të ekspozohen pa mbrojtje tek të sëmurët”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm Fimmg Silvestro Scotti, duke njoftuar vdekjen e një kolegu tjetër.
Roberto Stella, president i shoqatës mjekësore Varese, humbi jetën më 11 mars, me Calogero Giabbarrasi, mjek i përgjithshëm i Caltanissetta, Renzo Granata, mjek i përgjithshëm i Alessandria, Ivano, ndërsa në orët e fundit Garzena, dentist nga Torino dhe Ivan Mauri, mjek i përgjithshëm nga Lecco.