Vendosni fjalën kyçe....

A po paguhen të famshmit për të thënë se kanë koronavirus? Edris Elba hedh poshtë akuzat


Në rrjet po qarkullojnë teoritë se të famshmit që kanë deklaruar se janë të infektuar nga koronavirusi, janë paguar për të deklaruar pikërisht këtë gjë.

Mirëpo aktori Idris Elba nuk ka duruar më dhe i ka hedhur poshtë këto thashetheme.

Elba tha se njerëzit të cilët janë duke u përfshirë në qarkullimin e këtyre thashethemeve, janë “joproduktivë”.

“Dhe kjo ide se dikush si unë do të paguhet për të thënë ‘Unë kam koronavirus’, kjo është absolutisht budallallëk.”– tha aktori, citon FoxNews.

Elba tha se ai dhe gruaja e tij nuk kanë asnjë përfitim për të deklaruar se janë të sëmurë, pa qenë në të vërtetë: “Kjo është mënyra më e shpejtë për të sëmurur njerëzit, sepse nuk ka asnjë përfitim për mua dhe gruan time Sabrina, që të themi se e kemi marrë apo nuk e kemi marrë virusin. As nuk e kuptoj logjikën e kësaj.”

Reperja Cardi B u bë pjesë e këtyre thashethemeve pak ditë më parë në një publikim në Instagram. Ajo ngriti dyshime se pse të famshmit ishin më të favorizuar për të kryer testin pa patur simptoma, kur të tjerë qytetarë nuk po lejohen ta kryejnë edhe pse i kanë shfaqur disa prej këtyre simptomave. Ajo tha se mbase shpjegimi është se ata po paguhen për të bërë një deklaratë të tillë.

“Le të themi se kam koronavirus tani. Si mund ta di se e mora? Sepse nganjëherë mendojë:  Nëse keni një kollë, e keni virusin. Por unë jam duke parë që këta basketbollistë thonë se ‘Po, unë kam koronavirus, por nuk kam asnjë simptomë’. Pra, si duhet të di se kur duhet të testohem për këtë? Unë jam duke filluar të mendoj se të gjithë po paguhen për të thënë se e morën virusin dhe nëse ju po paguheni për të thënë këtë, më paguani dhe mua” – tha Cardi B, citon Endependent.

Përveç Edris Elba-s dhe gruas së tij, disa prej të famshmëve të cilët kanë deklaruar se janë prekur nga Covid-19 janë edhe Tom Hanks, Rita Wilson, Kristofer Hivju dhe Colton Underwood.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *