Templates by BIGtheme NET

“Alo Edi jam”/ Kryeministri bën operatorin e zgjidhjes së ankesave, telefonon qytetarët të cilët kanë shqetësime

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme doli nga zyra e tij dhe me telefon në dorë telefonoi dhjetëra qytetarë të cilët kishin shprehur shqetësimet e tyre për në portalin e bashkëqeverisjes.

Në këtë mënyrë Rama ka zgjedhur të bëjë i vetëm operatorin për zgjidhjen e ankesave të qytetarëve.

Në një nga bisedat më një qytetar ai i kërkon atij që të hyjë brenda dhe të mos dalë nga shtëpia.

Biseda:

Qytetari: Unë banoj në Rrushkull të Durrësit, jam jashtë në oborr

Edi Rama: Ore ca bën jashtë në këtë orë?

Qytetari: Jam në oborr

Edi Rama: Futu brenda tani

Në një bisedë tjetër Rama nuk ka lënë pa shkëmbyer edhe batuta me një qytetar teksa ku i ka ripërsëritur larjen e duarve dhe qëndrimin në shtëpi.

 “Ju tironsit jeni të kujdesshëm, nuk jeni të luftës ju jeni të paqes”.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*