Templates by BIGtheme NET

Bie qeveria Kurti

Qeveria Kurti nuk i ka mbijtuar mocionit të iniciauar nga partneri i koalicionit.

Nga 117 deputetë në sallë, 82 vota kanë qenë pro mocionin, 32 kundër dhe një abstenim.

Mocioni ishte iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës që për rreth dy muaj bashkëqeverisi me Lëvizjen Vetëvendosje.

LDK-ja e prishi koalicionin pasi Kurti shkarkoi pa paralajmërim ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Rrezikimi i raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që sipas LDK-së, e shkaktoi Kryeministri Kurti, ishte një nga arsyet për mocionin.

VV’ja e Kurtit i fitoi zgjedhjet e 6 tetorit 2019 me 26.2 për qind të votave, ndërsa pas saj doli LDK’ja me 24.5 për qind.

Dy subjektet nuk arritën marrëveshje për koalicion parazgjedhor, e më pas zhvilluan 4 muaj negociata, për ta formuar Qeverinë më 3 shkurt 2020. 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*