Templates by BIGtheme NET

Covid-19 sjell me vete një tjetër pandemi, atë të VIP-ave në kërkim të vëmendjes

Nga Michael McCaffrey

Teksa bota po përballet me pandeminë Covid-19, një numër i madh personash të famshëm të ngujuar në shtëpi e kanë kthyer një katastrofë globale në një shpërthim narcizizmi, në të cilën ata detyrimisht shpërndajnë mendimet e tyre të pamenda dhe ndjenjat e tyre ndaj pjesëj tjetër.

Teksa koronavirusi po shkakton pasoja në jetë njerëzore e ekonominë globale, një sëmundje jo pak më djallëzore është aktualisht në qarkullim, ‘celebrivirus’.

Fillimi i celebrivirusit nis me një rrjedhë të qëndrueshme diarreje verbale që del nga persona të famshëm, aktorë e këngëtarë më së shumti, por edhe sportistë, të tërhequr nga vëmendja e fama.

Madonna përshembull arriti të na informojë me dashamirësi se Covid-19 na ka bërë të gjithëve të barabartë.

Tenistja Serena Williams u ankua se ndihej e stresuar në shtëpi, pa u shqetësuar në fakt se mund të humbiste punën, se jeton në një rezidencë gjigante me gjithçka të siguruar.

Në të njëjtat gjurmë ka ecur edhe Bono i U2 dhe ylli i Wonder Woman, Gal Gadot. Ajo rekrutoi një grup miqsh si Kristen Ëiig, Jamie Dornan, Mark Ruffalo, Amy Adams, Sarah Silverman, James Marsden, Natalie Portman, etj. Sia, Labrinth, Pedro Pascal, Zoe Kravitz dhe Will Ferrell, të cilët dukeshin sikur sapo kishin konsumuar peshën e trupit në kokainë, për të kënduar një version të bezdisshëm të këngës Imagine të John Lennon. Imagjinoni pak sikur Lennon të ishte gjallë dhe t’i dëgjonte.

Dhe e gjithë kjo ndodh teksa në botë ka miliona njerëz që përballen me dëbime nga banesat e tyre, humbje të shtëpive, humbjen e punës dhe kursimeve të jetës, pa llogaritur frikën nga sëmundja në fjalë e vdekja prej saj.

VINI RE: Ky shkrim është pronësi intelektuale e RT

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*