Templates by BIGtheme NET

Duhej të kishte firmosur dhe ai, por ministri Ahmetaj e merr vesh shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në studio televizive (VIDEO)

Mbrëmjen e kaluar është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga koronavirusi Covid-19, por ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, e ka marrë vesh këtë lajm në një studio televizive.

Si një nga ministrat, e mbi të gjitha duke qenë ai që e propozoi, Ahmetaj do të duhej të kishte qenë në dijeni të kësaj dhe jo ta merrte vesh në studion e emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.

Siç tregohet edhe në nenin 174 në Kushtetutë, shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave e jo të kryeministrit vetëm, kështu Ahmetaj i bie që të kishte firmosur bashkë me ministrat e tjerë, por duket se kjo gjë nuk ka ndodhur.

Vendimi është botuar edhe në Fletoren Zyrtare, ku thuhet se shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore është propozuar nga ministri për Rindërtimin që është Ahmetaj dhe vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave.

Por shikoni Ahmetajn në studion e Fevziut, i cili vihet në siklet kur gazetari i lexon vendimin e publikuar në fletoren zyrtare./Hashtag.al

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*