Templates by BIGtheme NET

Fotoja e 81-vjeçarit italian me maskë mbi gomar bëhet virale

Kjo fotografi është bërë virale në rrjet, pasi në të paraqitet një i moshuar italian i cili hipur mbi gomar dhe me maskë në fytyrë, vazhdon aktivitetin e tij të përditshëm pavarësisht rrezikut të infektimit nga Covid-19.

Mediat në shtetin fqinj shkruajnë se personi në foto është një 81-vjeçar, i quajtur Marco Dessi, nga Sardenja.

Çdo mëngjes, hipur mbi gomarin e tij, zotëria shkon në fshat për të ushqyer delet, derrat dhe qenin e tij. I vetmi ndryshim në këtë gjendje emergjence, është se ai mban një maskë në fytyrë ndryshe nga ditët e tjera.

“Në fshat pothuajse kurrë nuk takoj njeri, por më ndodh që të shoh ndonjë fshatar dhe të ndaloj që të flas, dhe kështu prej shumë ditësh unë kam veshur maskën që më dha nipi im infermier. Unë i ndjek lajmet çdo ditë dhe e di që ky është një virus i rrezikshëm posaçërisht për ne të moshuarit dhe është e rëndësishme të qëndrojmë në distancë dhe të përdorim  maskën”.– thotë Marco Dessi.

“Unë jam 81 vjeç dhe gjithmonë kam qenë aq i shëndetshëm sa një peshk, por këtë herë duhet të jem i kujdesshëm, nuk e kisha njohur kurrë një situatë të tillë”.– vazhdon ai.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*