Vendosni fjalën kyçe....

Francë: 231 viktima në 24 orë nga koronavirusi


Jerome Salomon, drejtori i autoritetit shëndetësor të Francës, ka njoftuar shifrat e fundit të koronavirusit.

Tani ka 25,233 raste të konfirmuara në Francë, 1,331 vdekje, nga të cilat 86% të moshës mbi 70 vjeç. Numri i të vdekurve u rrit me 231 njerëz në 24 orë.

Këto janë vetëm vdekje në spital, pa përfshirë ato në shtëpitë e pensionit ose spitalet jashtë. Aktualisht janë 11,539 persona në spitalet franceze me koronavirus, dhe 2,827 në kujdes intensiv.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ishte në Francën Lindore të mërkurën në mbrëmje pasi vizitoi një spital ushtarak urgjent të dërguar në Mulhouse, Alsace, ku ka pasur një krizë të madhe koronavirusi. Pasi lavdëroi punonjësit e shëndetit, ai bëri një thirrje pasionante për unitetin kombëtar.

“Unë thashë që jemi të përfshirë në një luftë kundër një armiku të padukshëm, virusit Covid-19. Kur je i përfshirë në një luftë, je i mobilizuar, i bashkuar. Unë shoh në vendin tonë elementë të ndarjes, dyshime, nga ata që duan të ndajnë vendin kur duhet të kemi një objektiv dhe ky është që të bashkohemi për të luftuar virusin.

Ne nuk duhet t’i nënshtrohemi asnjë lloj informacioni të ndarë ose të rremë. Ne kemi vetëm një përparësi dhe kjo është të luftojmë virusin”.

Presidenti falënderoi fqinjët e Francës: Gjermaninë, Zvicra dhe Luksemburgun për marrjen e 30 pacientëve të sëmurë me koronavirus për trajtim, duke thënë: Ky solidaritet ëhstë Europa e vërtetë!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *