Templates by BIGtheme NET

Infektohet me koronavirus zyrtari i lartë i qeverisë serbe

Preket nga koronavirusi edhe sekretari i ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor në Serbi, Branisllav Blazhiç.

Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Mjedisit Goran Trivan, i cili tha se Bllazhiç është dërguar në klinikën e sëmundjeve infektive në Beograd.

Kurir shkruan se Bllazhiç është dërguar atje 7 ditë më parë.

“Akoma mjekët po kujdesen për të. Bllazhiç është nga Kikinda dhe ishte në këtë qytet në mes të marsit. Të gjithë njerëzit që kanë qenë në kontakt me të janë të izoluar, dhe familja e tij është testuar dhe kanë rezultuar negativ. Unë nuk kam qenë në kontakt me të me javë të tëra sepse kabineti im është në Pallatin e Serbisë 1, dhe ai punon në ndërtesën tjetër ngjitur – tha ministri Trivan për gazetën Kurir. Ai shtoi se vetë po punon dhe nuk është në izolim.

Bllazhiç është nga Kikinda, që konsiderohet si qyteti i epiqendrës së epidemisë së koronavirusit në Serbi.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*